Malesor Prenkoçaj


Kam lind me 17 07 1977 ne Podgorice, por me origjine jam nga Trieshi i Malesise se Madhe,saktesisht nga fshati Buxe.
Babi si femi ishte shperngul me krejte familje nga Trieshi ne Podgorice.
Aty u rrita dhe perfundova shkollen fillore dhe ate te mesmen.
Tani jam apsolvent ne Universitetin e Prishtines ne degen Gjuhe dhe letersi Angleze. Jetoj ne Prishtine...
Per muzike gjeta interesim qe nga mosha e femijerise, kur i degjoja me shum interesim kenget tona. Me qen se Malesia e Madhe e ka tradite muziken folklorike,
edhe une, si çdo njeri atje, u rrita me tingujte e muzikes sone te bukur shqipe.
U rrita ne Podgorice, por lidhja jone si familje me Malesine ishte aqe e madhe,
saqe ne dukeshim pothuaj te njejte si ata qe u linden dhe u rriten ne Malesi.
Keshtu edhe une si femi fillova ti bije ciftelise e sharkise dhe fillova te kendoj nga pak.
Kete e kisha trashegim nga dajet, te cilet ishin talente vertet te mdhej per muzike dhe te cilet ishin ne ate kohe udheheqes te nje shoqeria kulturo artistike ne Malesi,
ne vecanti daja Dode Gjonaj.
Poashtu talenti me erdhi edhe nga ana e babait.

Gjyshi ishte nje njeri dyzenqar, dhe kurdo ne Malesi kishte ndonje gezim, ai merrte cifteline dhe kendonte.
Me von edhe une u bana antar i te njejtes shoqeri ku dikur ishin udheheqes dajet e mije, por fatkeqesisht u desht te largohen nga vendelindja dhe moren rruget e mergimit, si shum malesor tjere.
Ne ate Shoqeri Kulturo - Artistike, e cila edhe sot egziston, dhe quhet "Besa", isha instrumentist dhe kengetar i dalluar.
Me 1997 ne nje shfaqje te kesaje shoqerie, dola per here te pare para publikut,
dhe kenga e pare qe kendova aty ishte "Dola me shetit ne bahce", me par e kenduar nga trio i Kuksit "Dida, Cela e Kovaci. Ai moment ishte shum i veçant per mua, dhe e kujtoj edhe sot me shum nostalgji.
Po ne ate vit,1997 incizova kengen e pare ne studio.ishte kenga me titull "Qaj" e shkruar dhe kompozuar nga Nikolle Nikprelaj, te cilin e falenderoj per shum ndihma profesionale qe mi dha ne kete rruge...
Deri me tani kam realizuar tre albume,kater video klipe,dhe pese singela. Albumin e pare e realizova ne vitin 1998, ate te dytin ne vitin 2000, dhe albumi im i trete doli ne shitje ne vitin 2005.
Nga kenget e mija qe i dua me se shumti do vecoja: "Kthehuni", "Zoteri pareli", "Fjale e vetem fjale", "Eja", "3000 vjet Malesi e re", "Qaj per diten" ,"Perseri", "Çike malesore".., por disi me se shumti e dua kengen "Kthehuni".
Kenga dhe video klipi i fundit qe kam realizuar deri me tani eshte "Çike malesore" te cilen e publikova ne Dhjetor te vitit 2006... Jam shum krenar qe kurr nuk e braktisa atdheun tim-Shqiptarine... Kendoj per ta ushqyer shpirtin tim, dhe per tja kthyer ne nje menyre ngrohtesine dhe dashurine qe me dha nena Malesi...

Faqe Personale ne My Space

.

   

- Foto ne dritare te njajt.
- Foto ne dritare te re.

Kerko foton:

 

Videoklip
Kanga Live

Une Jam Shqiptar

Çikë Malësore

Tue Qajt per diten

Perseri

Lamtumire

Bishtalecat

Fjale e vetem fjale

Kthehuni

A te kujtohet

Hajgare

Zoteri Pareli

Kthehuni (instrumental)


Malesori

 

Tue Qajt per diten

 

Çikë Malësore




E Maili yn

na shkruani


 

 



      Copyright © gusht.2006 by " www.malsia.eu®